Vendosni fjalën kyçe....

Partia ekstreme djeg Kuranin në rrugët e Kopenhagenit, shtohen tensionet në Danimarkë (Video)


Një parti politike anti-islame daneze ka ndezur reagimin e ashpër në internet pasi ka djegur kopjet e Kuranit teksa në një shesh ishin duke zhvilluar një tubim një grup islamik i diskutueshëm që është ndaluar në disa vende.

Anëtarët e “Stram Kurs” organizuan protestën e tyre në Sheshin e Pallatit të Kristiansborgut në Kopenhagen të premten, pasi anëtarët e “Hizb-ut Tahrir Skandinavia” u mblodhën për t’u lutur për viktimat muslimane të masakrave të fundit në Christchurch të Zelandës së Re.

Videoja e protestave tregon se udhëheqësi i “Stram Kurs”, Rasmus Paludan dhe mbështetësit e tjerë të partisë u mblodhën në skaj të sheshit, ndërsa tubimi islamist mund të dëgjohet në sfond.

Një burrë pastaj vazhdon të djegë librin në një skarë të vogël, ndërsa disa i ngrohin duart teksa libri digjet. Videot kanë nxitur kritikën e shumë personave në rrjetet sociale ndërsa shumë persona e quajtën atë “një provokim të padobishëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *