Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes bandave në Londër, një 11-vjeçare mes 4 të plagosurve


Një vajzë 11-vjeçare dhe një grua kanë mbetur të plagosura pas një përplasje mes bandave të adoleshentëve në Londër.

Përplasja mes dy grupeve rivale adoleshente ka ndodhur ditën e djeshme në një park në Mitcham të Londrës, sipas “The Sun”.

Një dëshmitar tregon: “Parku ka një mini-palestër, fushë futbolli dhe kështu me radhë … shumë familje atje ishin duke shijuar diellin.

Në momentin kur ne arritëm në park një grup me djem të rinj ishin aty. Lufta shpërtheu mes djemve. Njëri prej tyre iku dhe u kthye me një armë të madhe dhe filloi të qëllonte. Fillimisht u plagos një grua dhe vajza e saj u qëllua në këmbë. Ne të gjithë u shtrimë përtokë për të mos u goditur nga plumbat.”

Dëshmitari tha se u drejtua për tek gruaja e plagosur, e cila ishte tronditur, e hutuar dhe e shqetësuar për vajzën e saj, e cila ishte goditur në këmbë.

Në total flitet për katër të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.

Ende nuk ka të arrestuar lidhur me ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *