Vendosni fjalën kyçe....

Prifti ortodoks quan krim operacionet për afirmimin e gjinisë


Një klerik i lartë i Kishës Ortodokse Ruse ka kritikuar operacionet për ndryshimin e gjinisë dhe ka bërë thirrje për ndjekjen penale të prindërve që u mësojnë fëmijëve të tyre që ata të mund të zgjedhin gjininë e tyre.

“Këto operacione janë, sipas mendimit tim dhe sipas mendimit të kishës, një krim kundër Perëndisë”, tha në një intervistë Metropolitani Hilarion, kreu i departamentit të marrëdhënieve të jashtme të Kishës Ortodokse Ruse.

Ai shpjegoi se kisha nuk njeh gjininë “e re” të një personi pas operacionit për konfirmimin e seksit.

Hilarion përsëriti se Kisha Ortodokse Ruse “kurrë nuk do të njohë një mënyrë jetese të tillë si normale … kur fëmijët nga djepi mësohen se ekziston një gjini biologjike dhe një gjini që ata mund të zgjedhin”.

Kleriku theksoi se prindërit që i mbjellin këto ide në kokën e fëmijëve të tyre duhet të ndiqen penalisht.

Sipas Hilarion, fëmijët duhet të presë deri në moshën e plotë ligjore për të vendosur “nëse duan të qëndrojnë ashtu siç i ka krijuar Perëndia” ose të ndryshojnë gjininë e tyre.

Në Rusi, operacionet e afirmimit të seksit janë të lejueshme për qytetarët e moshës 18 vjeç e sipër, nëse diagnostikohen si transeksualë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *