Vendosni fjalën kyçe....

Raketa e lëshuar nga Gaza godet banesën në Tel Aviv, gjashtë të plagosur (FOTO/VIDEO)


Një raketë e lëshuar nga rripi i Gazës ka goditur një shtëpi në Izraelin qendror duke plagosur 6 persona.

“Pas alarmit të raportuar në zonën e Sharonit, një objekt i lëshuar nga Rripi i Gazës u identifikua duke lëvizur drejt territorit izraelit”, thanë autoritetet e Izraelit në deklaratën e tyre të fundit në hebraisht.

“RT” shkruan se raketa goditi një shtëpi në komunitetin Mishmeret në Sharon, konfirmoi policia izraelite. Shtëpia mori flakë dhe u rrëzua pjesërisht, por zjarrfikësit shpejt arritën në vendin e ngjarjes dhe shuan flakët. Po ashtu kërkuan në rrënoja për të mbijetuarit.

Të paktën gjashtë banorë të ndërtesës u plagosën, duke përfshirë dy foshnja që pësuan lëndime të lehta. Sikurse shkruan Jerusalem Post, mes të plagosurve ishte një grua 50-vjeçare, tre të rritur dhe dy foshnja. Disa fqinjë janë duke u trajtuar për shokun e pësuar. Katër qen janë gjetur të vdekur në vendngjarje.


Izraeli do t’i përgjigjet me forcë sulmit me raketë që goditi ndërtesën në veri të Tel Avivit, duke plagosur 7 vetë.

 Kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu. Menjëherë pas sulmit, ai bisedoi me shefin e IDF, si dhe kreun e Inteligjencës, i cili gjithashtu e konsideroi atë “si një veprim kriminal kundër shtetit të Izraelit”.

Tensionet midis Izraelit dhe Hamasit që qeverisin Rripin e Gazës, kanë qenë në rritje javën e kaluar pas konfrontimeve të vazhdueshme në gardhin që ndan enklavën palestineze nga Izraeli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *