Një fushatë reklamimi e realizuar nga Ministria e Transportit në Gjermani, po përballet me një lumë kritikash.
Pamjet e të rinjve gjysmë të zhveshur dhe me helmetë biçiklete në kokë, janë konsideruar si “ofensive”.
“Duket si m”t, por më shpëton jetën”.- është slogani i reklamës që kërkon të nxisë sakonet e sigurta të çiklizmit tek të rinjtë në vend. Mirëpo jo të gjithë e kanë marrë mesazhin siç duhet.
Viele junge Menschen verzichten aus ästhetischen Gründen auf einen Helm beim Fahrradfahren. Das wollen wir ändern! U. a. mit einer gemeinsamen Aktion von BMVI, @DVR_info & @topmodel. Unsere Botschaft: #HelmeRettenLeben!
Mehr Infos 👉 https://t.co/wFnNR3yaiL #gntm #gntm2019 pic.twitter.com/TzlglgAaiE
— BMVI (@BMVI) March 21, 2019
Zëvendësshefja e grupit parlamentar të grave të PSD-së, Katja Mast, e quajti fushatën “të turpshme dhe seksiste”.
Ministri i Transportit Andreas Scheuer, e gjeti veten në konflikt dhe me një ministre tjetër. Ministrja e Familjes, Franziska Giffey publikoi një foto të vetes me biçikletë dhe helmetë.
“I dashur Andreas Scheuer: edhe e veshur plotësisht, shkon me një helmetë.”, shkruan Giffey krahas fotos.
“E vështirë të kuptosh se çfarë po kalonte nëpër kokat e tyre kur ata zgjodhën këtë fushatë reklamash. Mbase kanë goditur kokat e tyre shumë herë,”, shkroi Aleanca Australiane e Çiklizmit.