Duke e quajtur vendimin si një “sulm flagrant” mbi sovranitetin territorial sirian, një zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka dënuar njohjen e Donald Trump të pretendimit të Izraelit për “Lartësitë Golan”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e nënshkroi deklaratën që njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golanit, të marra nga Siria gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington të hënën, Trump përshëndeti marrëdhënien “e fuqishme” midis SHBA dhe Izraelit, ndërsa Netanjahu e quajti nënshkrimin “drejtësi historike” dhe një “fitore diplomatike”.
Njoftimi vjen pasi një javë më parë presidenti amerikan Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për pretendimin e Izraelit ndaj territorit, pavarësisht nga vendimi i OKB-së e cilëson aneksimin si “të pavlefshëm”.
“Lartësitë Golan” janë shtëpitë e 27,000 sirianëve dhe okupimi izraelit i zonës është hedhur poshtë nga Lidhja Arabe si “plotësisht jashtë ligjit ndërkombëtar”.