Tre persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohen për tregti të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë personat me inicialet Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër; A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier; J.S., 37 vjeç, banues në Fier. Pas një kontrolli të ushtruar në makinat e tyre, efektivët e policisë kanë gjetur një sasi prej rreth 29 kilogramësh drogë.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.
- A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.
- J.S., 37 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.”, thuhet në njoftimin e policisë.