Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një shqiptar në Greqi, rrahu vajzën e tij


Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Volos, Greqi pasi dhunoi barbarisht vajzën e tij 16-vjeçare.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje në mbrëmje.

48-vjeçari e ka thirrur vajzën jashtë shtëpisë dhe e ka goditur me forcë në kokë dhe në qafë.

Pas kësaj 16-vjeçarja u transferua në spitalin e Volos për të marrë kujdesin e duhur shëndetësor, ndërsa mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nuk është bërë i ditur ende identiteti i babait, ndërsa ngjarja i ka kaluar për hetim policisë së zonës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *