Artan Lame është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën.
Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Vendimi është firmosur ditën e djeshme.
Ligji i ri për Kadastrën hyri në fuqi pak javë më parë dhe pritet ngritja e institucionit në fjalë. Agjencia e Kadastrës do të jetë në vartësi të Kryeministrit.