Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimet në “Facebook” – Policia e Shtetit paralajmëron Berishën me kallëzim penal


Policia e Shteit ka reaguar lidhur me denoncimet e shpeshta të ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetin e tij social në “Facebook”.

Përmes një njoftimi për mediat, policia thotë se do bëjë kallëzim penal ndaj Berishës duke konsideruar se denoncimet e tij në rrjetet sociale janë shpifje. Por pa përmendur se çfarë është shpifje nga ato që ka thënë Berisha. Policia kërkon nga Prokuroria zbardhjen e atyre që i konsideron shpifje.

” Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.”, thuhet në njoftimet e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *