Presidenca ka publikuar listën e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë listë bëjnë pjesë 13 gjyqtarë që kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj gjykate.
“Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:
1. Z. Alban Brati;
2. Znj. Arta Vorpsi;
3. Z. Avni Shehu;
4. Znj. Elsa Toska;
5. Znj. Fiona Papajorgji;
6. Z. Ilir Mustafaj;
7. Znj. Irena Reso;
8. Znj. Kestrin Katro;
9. Z. Klodian Rado;
10. Z. Kostandin Kazanxhi;
11. Znj. Marsida Xhaferllari;
12. Znj. Mimoza Qinami;
13. Znj. Valbona Bala (Pajo).
Presidenca njofton se lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.