Vendosni fjalën kyçe....

Italia tenis ndaj Lihteshteinit, Zvicra dështon në fund


U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e fundit të ekipeve kombëtare, në muajin mars. Italia fitoi me një rezultat tenistik, 6-0, në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit.

Për “axurrët” shënuan pothuajse të gjithë, ku rezultati u zhbllokua me Sensin që në minutën e 17-të, ndërsa Verati dyfishoi në të 32-tën. Më pas, skena ishte e gjitha për Kualjarelan.

Sulmuesi shënoi dy gola me penallti në minutat 35’ dhe 45+3’, duke thyer edhe rekordin e Panuçit, dhe tashmë është ai golashënuesi më i vjetër i Italisë.

Kombëtarja e Mançinit, gjeti golin edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, me talentin e Juves, Moise Kin, dhe Pavoletin, duke siguruar kështu fitoren e dytë në dy ndeshje.

Spanja gjithashtu me 6 pikë të plota në grup, teksa me një dopietë të Moratës, likuidoi Maltën në transfertë.

Greqia ia doli që të dilte me 1 pikë nga transferta e Bosnje Hercegovinës, ku pas 15 minutash lojë, e pa veten në disavantazh 2-0. Golat e Fortunis me penallti dhe Kolovos në pjesën e dytë, i siguruan ekipit helen një barazim 2-2.

Zvicra bëri vetëvrasje përballë Danimarkës, ku në shtëpi pasi ishte në avantazh 3-0, ishin danezët që shënuan 3 herë në 10 minutat e fundit, duke barazuar në 3-3. Më poshtë, rezultatet e plota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *