Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se është në sinergji me kryeministrin Rama. Ai e bëri deklaratën në emisionin Real Story të Sokol Ballës, ku lëshoi ndër të tjera edhe “perla” të tjera.
Veliaj tha se është në sinergji me kryeministrin dhe ata i kishin lidhur fatet me njëri-tjetrin në shumë projekte.
“Sinergjia për të cilën foli kryeministri, kryetar bashkie-kryeministër duhet reflektuar edhe në anëtarë të qeverisë me anëtarë të këshillit bashkiak.
Kjo sinergji që unë kam me Edin, të reflektohet më tej. Ne kemi ndërlidhur fatet me njëri-tjetrin në shumë projekte.” – tha Veliaj.
Në fillim të intervistës, i pyetur nga gazetari për zgjedhjet lokale, ai tha se zgjedhjet do mbaheshin pasi ai duhet të firmoste në ditën e parë pas zgjedhjeve për pastrimin e mbeturinave të qytetit.
“Do bëhen zgjedhjet sepse unë duhet të firmos pastrimin e plehrave. Nuk ka autoritet tjetër që ta bëjë këtë dhe për këtë arsye duhet që kryerbashkiaku të jetë në krye të detyrës.” – shtoi Veliaj.
Veliaj tha gjithashtu se shprehja që e acaron më shumë është hapi rrugë budallait dhe se kjo duhet të marrë fund, duke nënkuptuar me budalla opozitën e bashkuar.
“Ne kemi një shprehje që më çmend, hapi rrugë budallait. Ty gjithmonë të del një budalla përpara.
Budallait nuk i hapet rrugë, pse mos e emancipojmë budallain.” – tha Veliaj