Vendosni fjalën kyçe....

Kaq me merak e kishte, Muç Nano bën analizat e ADN-së për të parë a është shqiptar autokton


“Kam bërë analizën e ADN-së dhe më ka nxjerrë shqiptar autokton”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e kaluar analisti Mustafa Nano, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Duket se Nano e ka patur shumë merak të dinte nëse ishte apo jo shqiptar autokton, saqë i është nënshtruar dhe një analize ADN-je për ta mësuar këtë.

“Ne kemi me qindra vjet që jetojmë me serbët në kufi. Po aq me grekët. Dhe nuk asnjë lloj diskutimi që në kufirin shqiptaro-grek shqiptarët dhe grekët kanë dhënë dhe kanë marrë. Kanë bërë edhe biznese të përbashkët. E njëjta gjë është edhe në kufirin me Serbinë. Unë kam bërë analizën e ADN-së dhe kam dalë autoktonë shqiptar. Por po të kisha dalë serb, çfarë do bëje ti Landi, do më nxirrje nga studio? 

Nuk duhe të themi se faji në marrëdhëniet me serbët është vetëm i atyre. Gjatë perandorisë otomane kur donin të luftonin në Ballkan, të shtypnin ndonjë popull, mobilizonin shqiptarët. Shqiptarët janë rreshtuar me otomanët në kohën kur bëhej revolucioni serb. Si mendon ti Landi që serbërt janë të dhunshëm dhe ne jemi të padhunshëm?”, tha Nano, ndërsa fliste për marrëdhëniet serbo-shqiptare, çështje të cilën Nano e ka shumë për zemër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *