Vendosni fjalën kyçe....

Klodiana Lala: Ravik Gurra u vra mes qytetit për të çuar një mesazh, policia e kontrolluar nga krimi i organizuar (VIDEO)


Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar disa detaje lidhur me hetimet mbi vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan. Sipas Lalës, mënyra se si ka ndodhur krimi dhe mosvënia e policisë në alert pas vrasjes dëshmon se policia e Elbasanit është e kontrolluar nga krimi i organizuar dhe bandat.

Lala thotë se te rruga e Elbasanit nuk ka patur asnjë polic kur ajo ka shkuar në orën 8 të mëngjesit, ndërkohë që duhej të kishte patur mbi të gjitha pas një krimi kaq të rëndë.

Po ashtu ajo thotë se as në varrim nuk ka patur efektivë policie, ndërkohë që në ceremoni janë paraqitur persona problematik dhe të armatosur.

Sipas gazetares, vrasja është bërë në mes të qytetit për të përcjellë një mesazh.

“Fakti që dosja ka kaluar zyrtarisht tashmë te Krimet e Rënda, dhe është prokurori Behar Dibra i cili më herët ka hetuar edhe ngjarje të tjera në Elbasan. Është duke hetuar një vrasje për shkak të detyrës. Çfarë nënkupton kjo vrasje për shkak të detyrës?

Janë duke u kontrolluar dhe verifikuar të gjitha rastet dhe dosjet problemarike që ka patur avokati Ravik Gurra në mbrojtje.

Fakti që nuk ka patur një denoncim zyrtar, vetëm shqetësime të thëna në rrugë private ndaj institucioneve dhe ndjar zyrtarit të lartë në policinë e Elbasanit sikurse unë e theksova, padiskutim e bëjnë të vështirë sepse:Fevzi, në harkun kohor të 5 minutave policia e Elbasanit ka sekuestruar 38 kamera sigurie. Është qyteti më i vëzhguar përsa i përket kamerave të sigurisë. Por nga ana tjetër e bën shumë të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Pse? Sepse autori që nga mënyra se si i është afruar objektivit, që nga mënyra se si është larguar, që nga mënyra se si ai ka zgjedhur vendin. Ka patur bashkëpunëtorë. Avokati ka ardhur nga tirana, mund të mos ulej aty, mund të shkuar te e ëma. Ata kanë vendosur ta vrasin në mes të qytetit, për të çuar një mesazh. Krimi i organizuar tani nuk njeh limite.

Unë kam qenë në Elbasan në orën 8 të mëngjesit dhe po ju them me siguri dhe e sfidoj publikisht policinë e shtetit, bashkë me kolegët e mi nuk kemi vërejtur një polic me uniformë të qëndronte në rrugë të Elbasanit.

Lokali i shte i parrethuar skenë krimi. Unë mendoj se policia duhet të ishte në alert. Por policia vëzhgonte gazetarët. Unë bashkë me kolegët e mi kemi takuar personazhe problematik që vinin për të dhënë lamtumirën e fundit, dhe policia nuk ishte lënë asnjë efektiv të rrinte tek dera, që minimalisht prtej të vinte e shoqja. Në varrim erdhi vetëm e shoqja, në momentet e fundit. Ishte tamam omerta. Të gjithë thonë se di gjithçka por5 askush nuk flet.

Aty nuk kishte një polic, që mua si gazetare të më japë sigurinë që të shkoj të bëj punën e pandikuar.

 Unë mendoj se policia është e kontrolluar nga krimi i organizuar në Elbasan. Persona të armatosur kam parë në varrimin e avokatit. Policia e Elbasanit është e pafuqishme.”, tha gazetarja Klodiana Lala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *