Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka propozuar bashkëshortin e deputetes socialiste Ermonela Felajt si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Vendimi i KLP-së për propozimin e Bledar Velikajt si prokuror, vjen pas vendimit të Gjykatës Admistrative të Apelit.
Kujtojmë se në vitin 2015-të, presidenti asokohe i Republikës Bujar Nishani, nuk e dekretoi Velikajn si prokuror.
Por bashkëshorti i Felajt më pas e kundërshtoi vendimin e presidentit në Gjykatë.Në maj Gjykata Administrative pranoi kërkesën e Valikajt, mirëpo Nishani përsëri nuk e dekretoi atë si Prokuror.
Valikaj më pas ka kërkuar te Gjykata administrative e Apelit që KLP ta emërojë atë si prokuror, kërkesë e cila është konfirmuar nga kjo gjykatë.