Vendosni fjalën kyçe....

Krasta i bën pyetjen me spec Hajdarit: Pate frikë se të ngelin mamanë në Vetting që s’e dogje mandatin?


Mosdjegja e mandatit nga deputetja demokrate rudina Hajdari ka shkaktuar mjaft debate, të cilat ende nuk janë mbyllur.

Një sërë hipotezash janë ngritur lidhur me arsyet që e çuan Hajdarin të merrte këtë vendim, duke shkelur vendimin e marrë më parë nga partia për djegie në bllok mandatesh.

Një ndër këto hipoteza është dhe mamaja e saj, gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila do t’i nënshtrohet processit të Vettingut.

Ndërsa e kishte të ftuar mbrëmjen e kaluar në emision, Adi Krasta nuk ngurroi t’i drejtohej Hajdarit me këtë pyetje: “A e more ti këtë vendim nga frika se qeveria mund të merrte masa negative në Vetting  për zonjën Fatmira Hajdari, mamanë tënde? “

Por Hajdari e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se mamaja e saj është gjyqtare që përpara se ajo t’i hynte politikës.

“E para njëherë kjo nuk më ka shkuar fare ndërmend, sepse është një gjë që  është komplet jashtë karrierës sime, apo dëshirës sime për atë që unë dua për të kontribuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj personale. Procesi i vettingut, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj dhe unë nuk kam asnjë lloj roli në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, ishte përgjigja e Hajdarit.

Kujtojmë se Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi të PD-së, më 21 shkurt nuk e dorëzuan mandatin e deputetit si pjesa tjetër e kolegëve të tyre të PD-së. Ndërkohë që opozita protestonte sërish me 21 mars dhe vëllai i saj Kiri Hajdari ishte krah kryetarit Lulzim Basha, vetë Rudina Hajdari mbante fjalën në foltoren e Parlamentit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *