Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarët e Kombëtares mbeten pa u larë pas ndeshjes me Andorrën


Pas ndeshjes kundër Andorras, futbollistët e Kombëtares shqiptare nuk kanë mundur të lahen dhe janë rikthyer ashtu në hotel.

Siç shkruan gazeta “Panorama Sport”, shkak janë bërë temperaturat shumë të ulta në Andorrë dhe kushtet jo fort komode të stadiumit.

Futbollistët e kombëtares tonë kanë njoftuar stafin dhe u kanë kërkuar që të udhëtojnë direkt drejt hotelit pa u larë dhe të mund të bëjnë dushet në rezidencën ku janë akomoduar.

Shqipëria ka marrë një fitore të lehtë ndaj Andorrës në transfertë për eleminatoret Europë 2020.

Më një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë, kuqezinjtë morën tre pikë të vlefshme në garën për kualifikim.

Golat u shënuan nga Sadiku në pjesën e parë, më pas Balaj dhe në përfundim shënoi Abrashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *