Në emisionin “Opinion” është publikuar një audio përgjim i ri në të cilin protagonist është Fredi Alizoti dhe drejtori i policisë i Fierit për dosjen “Babale”.
Ai flet me Drejtorin e Policisë së Fierit, ndërsa i kërkon që të flasë me shefin e madh. Po ashtu e pyet nëse i mori “ato”.
“Do t’i thuash pak shefit të më takojë” i thotë Fredi Alizoti.
Drejtori i policisë: Shefi është jashtë, ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu. Këto që po të them unë që është këtu, apo nuk është këtu t’i verifikoje.
Fredi Alizoti: Unë dua të flas me njeri tjetër.
Drejtori i policisë: Të prokurorit nuk ke numër?