Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kosovës firmos mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se qeveria ka miratuar ligjin që do mbyll lojërat e fatit për 10 vitet e ardhshme.

Në konferencën e dhënë për mediat, Haradinaj, tha se ishte i vetëdijshëm për koston në rritjen e papunësisë nga ky ligj por tha e nga lojërat e fatit ka më shumë të këqija se të mira, raporton Lajmi.net.

Haradinaj u shpreh i gatshëm për të ndihmuar të gjithë ata që do humbin vendet e punës nga mbyllja e kazinove dhe lojërave të fatit.

“Çdo ligj e ka koston e vet. Edhe ligji i sotëm e ka koston e vet. Por duhen edhe kalkulimet se çka ndodh me ato të ardhura që nuk futen në këto lojëra. Sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm me i ndihmu të gjithë ata të rinj e të reja që kanë qenë të punësuar. Pasojat e këqija kanë qenë më të mëdha se të mirat”, ka thënë ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *