Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në spital për t’u kuruar, gruaja indiane përdhunohet nga stafi mjekësor


Protesta kundër përdhunimit në Indi

Shkon në spital të kurohet por përfundon e përdhunuar nga stafi mjekësor. Kjo i ka ndoshur një gruaje indiane, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Pesë persona janë arrestuar pasi një paciente, i akuzon se e kanë përdhunuar në grup kur ajo ishte e shtruar në një spital në Indi.

Sikurse shkruan “RT”, gruaja ishte paraqitur në spitalin e Meerut, në shtetin e Uttar Pradesh, sepse kishte probleme me frymëmarrjen.

Pasi e pranuan në Njësinë e Kujdesit Intensiv, burri i saj pretendon se të shoqëes i dhanë një injeksion për ta qetësuar, përpara se ta përdhunonin tre anëtarë meshkuj të stafit mjekësor, sipas “New Indian Express”.

Një oficer i policisë ka deklaruar se kamerat e spitalit ishin fikur në momentin kur përdhunimi ka ndodhur.

Zyrtari i lartë i policisë, Harimohan Singh tha: “Gruaja u pranua në spital pasi ksihte një problem frymëmarrjeje. Ajo ka pohuar se ishte përdhunuar nga stafi i spitalit të dielën.”

Katër burra dhe një grua janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga hetuesit.

Vitin e kaluar, përdhunimi i një adoleshenteje në Uttar Pradesh shkaktoi një sërë protestash kundër përdhunimit të grave në gjithë Indinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *