Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri flet pas vendimit të Gjykatës: Është radha ime të flas tani


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pas vendimit të marrë nga gjykata në një seancë maratonë, e cila vendosi që të mos pushonte çështjen ndaj tij.

Pas seancës së sotme, Tahiri është shfaqur i shqetësuar për në daljen për mediat, duke paralajmëruar se sot e tutje është radha e tij për të folur si për gjykatën edhe për publikun duke kritikuar prokurorinë dhe sistemin e drejtësisë në tërësi .

“Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.

Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade. Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal!  E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë”- deklaroi Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *