Vendosni fjalën kyçe....

U dëmtua në ndeshjen kundër Serbisë, Ronaldo: E njoh trupin tim, për dy javë do jem gati për lojë


Christiano Ronaldo mbeti i dëmtuar ditën e djeshme në ndeshjen e Portugalisë kundër Serbisë. Ylli i Juventusit pësoi një dëmtim muskular pas një sprinti dhe kërkoi zëvendësimin në minutën e 31-të të lojës.

Portugezët u detyruan të vazhdojnë lojën pa Ronaldon në 59-të minutat e tjera të lojës.

Ndërkohë që fansat e tij të Juventusit u shqetësuan, Ronaldo nuk duket të jetë i merakosur sipas mediave sportive në Portugali.

“Dëmtimi im? Nuk më shqetëson, e njoh trupin tim dhe brenda dy javësh do të jem gati të luaj përsëri”, tha Ronaldo për PortuGoal.

Juventusi ndodhet 15 pikë në krye të Serisë A të Italisë dhe përballet me Ajaxin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *