Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetase duke i marrë 8 mijë euro.
Kimet Çollaku, banues në Vlorë ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën arrest në burg.
Ai akuzohet se për një periudhë një-vjeçare ka mashtruar një shtetase duke përfituar një shumë prej 8 mijë eurosh.
“K.Ç., banues në Vlorë, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Për një periudhë një vjeçare, K.Ç., i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.” – thuhet në njoftimin e policisë.