Vendosni fjalën kyçe....

Arta Marku e indinjuar te Krimet e Rënda: Disa prej jush, kanë bërë të na vijë turp që jemi prokurorë


Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, është shprehur e indinjuar për disa prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët sipas saj kanë bërë që “të na vijë turp që jemi prokurorë”.

Marku foli në analizën e prokurorisë së Krimeve të Rënda ku nuk la pa përmendur edhe presionin e madh politik ndaj prokurorëve.

Ndërsa u kërkoi të punojnë me përgjegjshmëri dhe objektivitet për zbardhjen e dosjeve që sipas saj kanë trazuar jo vetëm opinionin publik por edhe politikën në vend.

“E di që keni pasur presion shumëdimensional. Por disa prej jush na kanë bërë të na vijë turp që jemi prokurorë. Kanë nxjerrë sekretin hetimor dhe kanë trazuar politikën. Interesi i secilit prej nesh është zbardhja e dosjeve dhe vijimi i punës. Duhet të bindim publikun se jemi intitucion kushtetues, i pavarur dhe në shërbim të publikut. Prokuroria nuk është supermarket ku çdo gjë e ka një çmim. Të fokusoheni te puna, të zbardhni çështjet që kanë trazuar opinionin publik  dhe politikën. Hetoni gjithçka me objektivitet dhe pavarësi. Mos i bëni gazetarët pjesë të grupit hetimor.” – tha ndër të tjera Marku në fjalën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *