Debate personale ka pasur mes Gazmend Bardhit, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së dhe Alfred Pezës, Sekretarit për mediat në PS, në emisonin “Opinion”.
Alfred Peza akuzoi se PD ka lobuar kundër ambasadores së re amerikane. Në përgjigje, Bardhi sqaroi lobimin e PD-së dhe i kujtoi pasurinë zyrtarit socialist.
Bardhi-Pezës: “Si mund të vish dhe të gënjesh në studio. sa merresh me deklarimet e PD, merru ME deklarimet e tua. Je i vetmi njeri në botë që merr 800 mije lekë në muaj dhe kursen 1 milionë euro.
Bardhi sqaroi se “prokuroria s’ka interes te zbardhë çështjen e lobimit të PD, por të bëjë propagandë”.
“Prokurori po heton mënyrën se si PD ka deklaruar shpenzimet e veta pranë KQZ. Ajo që thotë organi i prokurorisë është një mashtrim, ka dalë në konkluzione pa përfunduar hetimet. Të dalësh me konkluzione përfundimtare do të thotë që ti po përdoresh. PD ka paguar aq sa ka deklaruar në KQZ, 25 mijë dollarë. Prokuroria ka gjithë dokumentacionin që ka ardhur nga jashtë”.
“Ne nuk do të padisim Nik Muzin, sdo të merremi fare me të, as na ka prishur imazhin”, u shpreh.
Bardhi ishte një nga njerëzit që u thirr nga organi i akuzës për të dhënë shpjegime për këto kontrata, ndërsa u shpreh në emision se prokurori nuk i kishte bërë asnjë pyetje. “Prokurori më kishte thirrur për të pyetur. Më tha nuk kam asnjë pyetje për ty. Isha ftuar si person që kisha dijeni, unë jam zgjedhur sekretar në 2019 ndërkohë që kjo ngjarje ka ndodh në 2017”- theksoi Bardhi.