Vendosni fjalën kyçe....

Bayern fillon revolucionin, bën blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit


Revolucioni i Bajernit të Mynihut ka nisur dhe me një bum të jashtëzakonshëm që bën tifozët të besojnë te ringritja e shpejtë e makinës perfekte bavareze

Sepse tanimë është zyrtare, Lukas Hernandez është bavarez. Kontratë 5 vjeçare për francezin që do fillojë nga 1 korriku 2019. Kostoja e transferimit është 80 milionë euro duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bayernit dhe Bundesligës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez, ndërsa Hernandez është shprehur i lumtur për këtë transferim. “Sot është një nga ditët më të rëndishme në karrierën time futbollistike. Bajerni i Mynihut është një nga klubet më të mëdha në Europë. Jam i lumtur që do të luftoj bashkë me Bajernin për sa më shumë tituj”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *