Gjatë një ceremonie në Basilica della Santa Casa, Papa Francesku është filmuar duke refuzuar besimtarët që t’i puthin unazën e tij papale.
Sikurse shihet në video, papa i lejon besimtarët t’i përkulen në shenjë nderimi, por jo t’i puthin unazën. Kjo ka shkaktuar shumë debate, pasi puthja e unazës së papës është një traditë e vjetër në kishën katolike dhe shihet si respekt ndaj tij. Por shumica e njerëzve nuk e dinë se ky rregull nuk ekziston më në kishën katolike.
Si Papa Françesku, ashtu edhe Papa Benedikti XVI nuk ka qenë fans i kësaj tradite. Madje Papa Benedikti XVI e hoqi fare nga protokolli puthjen e dorës së papës, mirëpo duket se askush s’po e ndjek protokollin e ri.
Sikurse shkruan America Magazine, para Këshillit të Dytë të Vatikanit, në shumicën e vendeve ishte diçka e zakonshme që si priftërinjtë ashtu dhe besimtarët të puthnin unazën e një peshkopi si një shenjë respekti dhe bindjeje. Por kohët ndryshojnë…