Vendosni fjalën kyçe....

“Boeing 737 Max 8” bën ulje të detyruar, shfaq probleme me motorin


Një avion “Boeing 737 Max 8” nga flota e avionëve që është ndaluar të fluturojë në shumë vende pas dy aksidenteve vdekjeprurëse me qindra viktima bëri një ulje emergjente në Florida të martën.

Në mjetin ajror nuk kishte pasagjerë, pasi ai po transportohej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos në Victorville, Kaliforni, për ruajtje afatshkurtër gjatë kontrollit që po u bëhet avionëve, tha kompania ajrore.

Vetëm pak minuta pas ngritjes në ajër dy pilotët në fluturim raportuan “një problem të performancës me një nga motorët menjëherë pas ngritjes”, tha kompania ajrore.

“Ekuipazhi ndoqi protokollin dhe u ul me siguri në aeroport.”

Flota globale e avionëve 737 Max është ulur në tokë për një periudhë të pacaktuar më 13 mars pas dy aksidenteve fatale që përfshinë avionin në mars dhe tetor.

Nuk është e qartë nëse ulja emergjente e së martës është e lidhur me problemet e dyshuara me avionin.

Në hetimet e deritanishme lidhur me aksidentet vdekjeprurëse bëhet fjalë për një sistem të automatizuar dhe jo problemet e motorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *