Në ditën e 144 të protestës, banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën. Një natë më parë këta banorë e gdhinë para Drejtorisë së Policisë ku edhe kërkuan lirimin e 7 të shoqëruarve.
Banorët shprehen të vendosur për të mbrojtur pronat e tyre nga prishja për shkak të ndërtimit të Unazës.
“Në orën 9-10 do mblidhemi të gjithë aty dhe të protestojmë para parlamentit. Banorë të Unazës së Re janë më të përgatitur se kurrë për të kundërshtuar. Është zbuluar se është një projekt korruptiv. Ndaj ne nuk na largoni dot nga rruga as me polici, as me ushtri.
Edhe po përfunduan në burg 5-6 vetë ne këtu jemi me qindra për të mbrojtur pronën tonë. Falenderoj opozitën shqiptare që e ka mbështetur këtë protestë. Prandaj qytetarë të Unazës së Re, mbështetja është e madhe për kauzën tonë. Nuk kemi frikë nga askush. Është jo mirë që ne të tregohemi të fortë. Kryetari i Bashkisë ta harrojë se mund të kundërshtojë banorët e Unazës së Re.
E di që jemi të lodhur, por është e vetmja mënyrë për të mbrojtur këto prona”- u shpreh një nga banorët.