Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj për mediat gjermane: Kosova nuk diskuton për ndryshim kufijsh


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk do diskutojë për kufij dhe territore.

Ai është intervistuar nga gazetari gjerman, Thomas Roser, intervistë e cila është botuar në disa media të rëndësishme në Gjermani, shkruan Lajmi.net.

“Në një intervistë dhënë gazetarit Thomas Roser, e publikuar në gazetat “Die Presse”, “Stuttgarter Zeitung” dhe “Tagesblatt”, ndër të tjerash kam theksuar se Kosova nuk do të diskutojë për kufij dhe territore dhe se dialogu i udhëhequr nga BE do të duhej të çonte te një marrëveshje me Serbinë, përfshirë njohjen e Kosovës, por ky rezultat nuk u arrit”. – tha Haradinaj.

Më tej ai shtoi se diskutimi i çështjes së kufijve do të destabilizonte jo vetëm Kosovën por mbarë rajonin.

“ Hapja e çështjes së kufijve nuk do të destabilizonte vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin”, shkruan Haradinaj në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *