Pasi hetimet ndaj presidentit amerikan Donald Trump nuk zbuluan asnjë lidhje të tij me përpjekjet për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në 2016, përdoruesit e rrjetit kanë nisur të tallen me shefin e “CCN”-it, Jeff Zucker.
Kjo për shkak se “CNN” që nga 2016-ta i ka dhënë shumë zë kësaj çështjeje, duke e akuzuar presidentin për lidhjen me rusët në fushatë. Por tani që hetimet vërtetuan të kundërtën, gjigandi mediatik u justifikua duke thënë se nuk janë “hetues” por “gazetarë” dhe se detyra e tyre është t’i raportojnë faktet “ashtu sikurse i njohin vetë”.
“Ne nuk jemi hetues. Ne jemi gazetarë dhe roli ynë është të raportojmë faktet siç i njohim ato, gjë që është pikërisht ajo që ne kemi bërë “, tha Zucker pasi hetimi i Robert Mueller nuk zbuloi asnjë lidhje të fushatës së Trump me Rusinë.
“Departamenti i Drejtësisë i një presidenti në detyrë hetoi fushatën e tij për bashkëpunim me një vend armik”, shtoi Zucker duke iu referuar Moskës.
“Kjo nuk është e madhe, sepse mediat e thonë këtë. Kjo është e madhe, sepse është e paprecedent”, vazhdoi duke e gjetur një tjetër mënyrë për të sulmuar Trump-in.
Por përdoruesit e “Twitter”-it ishin të pamëshirshëm ndaj justifikimeve të Zucker, duke u tallur me mungesën e integritetit gazetaresk të kompanisë mediatike, si dhe me arsyetimin e tyre aspak bindës. Mbi të gjitha pasi “CNN” mburret me ekipin e vet të investigimit.
Një nga komentuesit shkruan: “Jeff Zucker: “Ne nuk jemi investigues”.
Prapë Jeff Zucker: *punëson ekipin më të mirë të investigimit në vend.”
Kishte edhe nga ata persona të impresionuar me “CNN”-in, sepse të paktën kishte kurajë të pranonte se ka publikuar informacione pa kontrolluar faktet e tyre… megjithëse kanë hedhur poshtë pretendimet e tyre që “CNN” është “emri më i besuar në lajme”.
“Uou. Mirë për CNN që doli hapur dhe e pranoi. Ata nuk bëjnë investigime.
Këtë ju kam thënë, ata në parim thjesht lexojnë njoftime për shtyp dhe postime.”, shkruan një komentues.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT / Përshtati në shqip Hashtag.al