Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i FSHF-së e konfirmon: Tre kandidatë shqiptarë për stolin e kombëtares


Pas shkarkimit të Kristian Panuçit, emra të shumtë trajnerash po dalin në skenë si kandidat për tu emëruar në krye të ekipit kuqezi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duke folur për mediat, pasi kthimit nga Armenia vlerëson Edi Rejën, por thotë se nuk ka pasur asnjë bisëdë konkrete me të.

Ai nuk përjashton mundësinë zyrtarizimit të një trajneri shqiptar, duke dhënë edhe avantazhet: “Është fakti që mund ta njohë më mirë mentalitetin dhe mënyra e komunikimit dhe ambientin. Nuk besoj se ka teknikë të përgatitur, le të themi në nivelin teknik me eksperiencë të futbollit internacional, mjaftueshëm në Shqipëri. Por duke pasur parasysh, kur themi trajner shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë, pse jo”, sqaron Duka.

Trajnerët shqiptarë më të përfolur janë: Besnik Hasi, Ervin Bulku së bashku me Sulejman Memën dhe Arjan Peçi, që drejton ekipin U21 të Bazelit.

“Rrotull këtyre emrave, pasi të tjerë nuk ka. Pse jo edhe Ervin Bulku, pse jo edhe Sul Mema, pse jo edhe ndonjë tjetër. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër, vetëm dy ditë, nga Bulku dhe Mema për mua ka qenë maksimal”-u shpreh Duka


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *