Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat pak para fillimit të mbledhjes me funksionarët e lartë të partisë ku theksoi se tashmë ka mbaruar koha kur politikanët nuk japin llogari dhe se ka ardhur koha që politikanët të kenë frikë popullin.
“Prandaj protesta e nesërme është një protestë në vazhdimësi të protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’ japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët.
Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët”- tha Kryemadhi.