Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon të mbajë nën vëzhgim fëmijët myslimanë


Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer, ka  propozuar që fëmijët e besimit islam nën moshën 14 vjeç, të mbahen nën vëzhgim pasi rrezikojnë të indoktrinohen nga prindërit e tyre. Deklaratë kjo e cila ka shkaktuar një valë debatesh.

Sipas ministrit, BfV agjencia e sigurimit të brendshëm, duhet të jetë në gjendje të grumbullojë informacione për fëmijët, prindërit e të cilëve u larguan nga Gjermania dhe u bashkuan me grupet islamike në Lindjen e Mesme.

Ligjet aktuale e ndalojnë mbajtjen nën vëzhdim të personave nën moshën 14-vjeçare, prandaj Seehofer kërkon përgatitjen e një amendamenti, për rrezikun e këtyre fëmijëve në komplotimin e sulmeve terroriste apo përhapjen e ideologjisë islamike.

“Sipas eksperiencës sonë, gjithnjë e më shumë fëmijë e të rinj e gjejnë veten në mjedis xhihadistësh”, tha Hans-Georg Engelke, sekretari i ministrit.

Ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh në Siri, prindërit e të cilëve në Gjermani konsiderohen si një rrezik i mundshëm.

“Këta fëmijë mund të kthehen”, thotë zyrtari i lartë.

Ministria e Brendshme ka kërkuar leje për të kryer “kërkime në internet”, përgjuar kompjutera, smartfonë ose pajisje të tjera, si dhe biseda të koduara dhe mesazhe zanore.

Ministrja e Drejtësisë, Katarina Elb, e ka kundërshtuar propozimin, duke argumentuar se nuk ka asnjë kuptim ti japësh më shumë kompetenca mbikëqyrëse BfV-së.

Po ashtu Shoqata Gjermane Për Mbrojtjen e Fëmijëve e konsideroi këtë të paligjshme.

“Fëmijët nuk janë kurrë autorë për mua, të paktën nën  moshën 14 vjeç”, tha Heinz Hilgers, president i DKSB-së.

Seehofer nuk është zyrtari i parë gjerman që vjen me një ide të tillë. Vitin e kaluar dhe Hans-Georg Maassen, atëherë drejtori i BfV, diskutoi një ide të ngjashme, duke paralajmëruar për fëmijët të cilët janë arsimuar “në shkolla dhe kopshte të shtetit islamik”.

Megjithatë, ai sqaroi asokohe se vetëm një numër i vogël i 290 fëmijëve që kanë lënë Gjermaninë ose kanë lindur në Irak dhe Siri, janë kthyer në vend. Besohet se mbi 1000 njerëz janë larguar nga Gjermania për t’u bashkuar me militantët e ISIS-it.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *