Një vit pas vdekjes së DJ të famshëm Aviçi, familjarët kanë ngritur një fondacion bamirës në nder të tij.
Sipas Revistës Rolling Stone, fondacioni më i ri i quajtur “Tim Bergling Foundation do të mbledhë para për një sërë kauzash, duke përfshirë shëndetin mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve.
Tim Bergling ishte emri i vërtetë i yllit të muzikës.
Kujtojmë se Avicii që u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Oman në prill të vitit 2018. Ai ishte 28-vjeç. Edhe pse zyrtarisht nuk u publikua shkaku i vdekjes, besohet se ai u vetëvra.
DJ suedez, është treguar i hapur lidhur me problemet e tij të karakterit medor. Ai luftoi me abuzimin me substancat narkotike dhe depresionin.
“Tom donte të bënte ndryshim,”-tha familja e tij në deklaratë. “Ngritja e një fondacioni në emër të tij është mënyra jonë për të nderuar kujtimin e tij.”
Fondacioni gjithashtu do të trajtojë çështje si ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e natyrës.