Vendosni fjalën kyçe....

Porositi 15 byrekë në furrën e bukës por vodhi paratë në arkë – hajduti kapet në kamera


Një grabitje ka ndodhur pasditen e djeshme në në rrugën “ Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Rreth orës 18:36, një person rreth të 50-tave ka hyrë në furrën “Prushi”,  ku ka porositur 15 byrekë.

Por qëllimi i tij, nuk ishin byrekët. Kur bukëpjekësi u fut brenda për të nxjerrë byrekët e ngrohtë nga furra, klienti ka shfrytëzuar rastin për të vjedhur paratë që ndodheshin në arkë.

Bëhet fjalë për rreth 40 euro në monedha. Bukëpjekësi ka thënë se videon do t`ia dorëzojë policisë së Kosovës, për të ndaluar autorin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *