Vendosni fjalën kyçe....

 Salianji përplaset ashpër me Vangjelin në studio: E di ti si të fluturoj apo jo?! (VIDEO)


Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji dhe analisti Lorenc Vangjeli janë përplasur ashpër me njëri tjetrin në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Aq sa Salianji është detyruar t’i thotë Vangjelit: “Pusho, se e di si të fluturoj”.

DEBATI

Salianji: Unë dua të merrem me faktet, se të jetë për ty e di si të fluturoj apo jo? E di si të fluturoj?

Vangjeli: Dëgjoje, dëgjoje çik këtë garipin dëgjoje! Përsërite dhe njëherë, ti mo përsërite? Ti more? Guxo thuaje edhe njëherë

Salianji: Po të dua të fluturoj, të fluturoj fare… fare!

Vangjeli: E dëgjon këtë trimin? E dëgjon këtë trimin? O trimi, o trimi…

Salianji: Prokuroria e krimeve të rënda duhet të çonte sonte përpara përgjegjësisë penale politikanë të PD-së, drejtuesit e policisë

Vangjeli: Do të shkosh të paguash ti për mashtrimin tënd

Salianji: Mashtrues!

Por ky debat nuk erdhi kaq papritmas, pasi Salianji dhe Vangjeli debatuan edhe më herët gjatë emisionit, pasi ky e fundit e pyeti ish-deputetin nëse kishte një vëlla që ka patur probleme me drejtësinë. Por Salianji ju përgjigj duke e parë drejt e në sy jo. E më pas iu kthye Vangjelit duke e pyetur: “Je ti hajdut xhepash?.” Në fund Vangjeli u detyrua të kërkonte falje.

DEBATI:

Vangjeli: Ke ti një vëlla që ka probleme me drejtësinë

Salianji: Jo

Vangjeli: Në një vend të BE-së?

Salianji: Jo

Vangjeli: Ndjesë, tërhiqem, tërhiqem, tërhiqem

Salianji: Je ti hajdut xhepash? Edhe përdhunues? A jeni në vete ju apo jo?

Vangjeli: Të kërkoj shumë ndjesë. Sapo mora përgjigjen

Salianji: Nëse kam një vëlla,një njeri  jo në familje, por në rreth çfarë do lloj qoftë, të arrestohet nëse shkel ligjin. Të dënohet,  Të shkojë kudo. Mashtrojnë mo mashtrojnë.

Vangjeli: Zoti Salianji më fal

Salianji: Jeni ju hajdut xhepash, jeni në vete apo jo

Vangjeli: Jo unë nuk jam hajdut xhepash. Ju kërkoj shumë ndjesë. Nuk keni një vëlla që ka ndryshuar emrin, po e them edhe njëherë. Edhe nëse do ta kishe nuk do ndryshonte asgjë. Ti përgjigjesh për veten tënde

Salianji: E më mirë, dakord

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *