Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka publikuar një tjetër audio-përgjim ku dëgjohet biseda e ish-drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushi, me dëshmitarin Fredi Alizoti.
Në audio-përgjim dëgjohet Nushi që i thotë Alizotit se “shefi i madh” është jashtë vendit dhe mund të vijë nesër.
Salianji deklaroi në konferencën për mediat se në kohën kur Nushi i thotë Alizotit se “shefi i madh” është jashtë,. Xhafaj, ka qenë në një vizitë zyrtare në Kroaci.
“Shefi është jashtë. Ka deleguar kompetencat. Ka mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.” – dëgjohet Nushi që i thotë Alizotit në audio-përgjimin e publikuar nga Salianji.
Ish-deputeti deklaroi se Partia Demokratike do kallëzojë penalisht ish-drejtuesit dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit dhe prokurorët e “Dosjes Xhafaj”.