Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për ndërhyrjet, reagon Karpushin: Më lehtë të akuzosh Rusët se të luftosh krimin dhe korrupsionin në vendin tënd


Ambasadori i Rusisë në vendin tonë Aleksandër Karpushin ka folur për qarkullimin në mediumin politik se në Shqipëri ka ndërhyrje ruse.

Në një intervistë për televizionin A2 News, Karpushin ka deklaruar se këto akuza janë të rreme dhe se është më e lehtë të akuzosh rusët për mëkatet e botës se të merresh me problemet e vendit tënd.

Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit.

Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi”- tha Karpushin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *