Vendosni fjalën kyçe....

Balla e akuzoi se pagoi protestuesit, reagon Vokshi: E ke mendjen vetëm te paratë, të ka blerë krimi me kohë


Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka reaguar ndaj deputetit socialist Taulant Balla që e akuzonte atë se ka paguar protestuesit e opozitës.

Vokshi shkruan se Balla me shokë nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit.

“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë. Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i radhës.

Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen. Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste”- shkruan Vokshi.

Ndërsa më herët Balla ngriti akuza ndaj PD-së se pagoi protestuesit duke publikuar edhe një video.

“Lulëzim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi?”-shkruan Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *