Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama në fjalën e këtij të fundit në mitingun e zhvilluar të shtunën e shkuar.
Basha tha se populli do e shkulë nga karrigia që mban dhe se ai i orët e numëruara në krye të qeverisë.
“Edi Rama thirri mendjes se në atë karrige i ke orët e numëruara dhe populli do të përgjigjet sy për sy dhe dhëmb për dhëmb. Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund, liri a vdekje, demokraci a vdekje. Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të kthehet në racën e deleve që ke mbyllur ën atë kotec, që nuk përfaqëson vullnetin e popullit.” – tha kryedemokrati.
Më tej ai shtoi se gjëja e parë që do shembej me ndryshimin e qeverisë do ishte ndalja e dhunës shtetëtore ndaj protestuesve paqësorë, ndërkohë që policia nuk arreston kriminelët dhe horrat.
Basha tha se ora e hakmarrjes popullore po afron për Ramën dhe qeverisjen e tij.
“Monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore që arreston protestuesit dhe mbron kriminelët dhe horrat por bashkë me këtë monopol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, rrugë, ndaj mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora e hakmarrjes popullore po fillon. Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë siç nuk pranuam një parlament fasadë, zgjidhja politike kërkon bashkimin edhe të socialistëve të ndershëm të tradhtuar nga Edi Rama.” – shtoi Basha.