Vendosni fjalën kyçe....

“Dhe pse jetim ngeli pa bursë, policët iu vërsulën si kafshë” – Berisha dënon dhunën ndaj studentit


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia, ndaj studentit të gazetarisë Gesard Hazizi.

Berisha shkruan se Hazizi ka dalë të protestojë pasi edhe pse student ekselent dhe jetim, atij i ishte refuzuar përfitimi i bursës. Berisha thotë se policët iu vërsulën studentit “si kafshë”.

“Narko police te droguar versulen si kafshe ndaj studentit Gesard Hazizi.

Ata i nxjerrin atij shpatullen.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Studenti Gesard Hazizi student i gazetarise u dhunua sot nga policia e Lleshit dhe ra pa ndjenja.Gesardi eshte student ekslelence me mesatare 9.5 Gesardit ju refuzua bursa nga administratori edhe pse eshte jetim. Sot Gesardi doli ne proteste pasi ju refuzua bursa.
Jemi te spitali ushtarak pasi i ka shembje te shpatulles”, thuhet në shkrimin e publikuar nga Berisha.

Më herët edhe ish-deputeti Bardh Spahia e vizitoi Hazizin në spital, për të cilin tha se ka pësuar hematoma në trup për shkak të dhunës së ushtruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *