Dhunohet një mjek në Dibër gjatë kohës që po kryente punën e tij në spitalin rajonal. Dy vëllezër dyshohet se e kanë goditur me grushte mjekun 70-vjeçar, Agron Mezerxhiun.
Njëri prej tyre, 43-vjeçari me inicialet A.L është arrestuar, ndërsa vëllai tjetër me inicialet V.L është shpallur në kërkim.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :
A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se mjeku Mezerxhiu është banues në Tiranë, por shkonte në Dibër për të kryer detyrën e tij si mjek.