Pezullohen nga detyra gjashtë punonjës policie të burgut të Shënkollit. Identiteti i policëve nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se ata janë pezulluar për shkak të dyshimeve se kanë tentuar të fusin drogë brenda ambienteve të burgut, dy netë më parë.
Rasti është zbuluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Sasia e lëndës narkotike që policët kanë tentuar të fusin në burg nuk dihet ende, ndërsa priten të tjera detaje nga policia.