Sezonin e shkuar, francezi Antoine Griezmann ishte shumë pranë largimit nga Atletiko Madridi dhe nënshkrimit me Barcelonën.
Por në fund ndërroi mendje duke zgjatur martesën me ekipin madrilen. Megjithatë sipas mediave sportive spanjolle, Griezmann ka ndërruar mendje dhe kërkon që të shkojë te katalanasit.
Ka qenë “Mundo Deportivo” që në një shkrim të sajin thotë se sulmuesi dëshiron të largohet nga Atletiko Madridi dhe mund të pranojë edhe një ulje të rrogës te Barcelona nga 23 milionë euro në 16 milionë.
Ndërkohë po nga Spanja vjen lajmi se Eden Hazard kërkon të transferohet te Reali i Madridit.
Mediat spanjoll bazohen te një deklaratë e shokut të Hazard te Belgjika dhe te Çelsi, portierit Thibaut Courtois. Ky i fundit ka deklaruar se Hazard është një nga miqtë e tij më të mirë dhe se ai dëshiron të transferohet në Madrid.
“Hazard është një nga miqtë e mij më të mirë dhe ndër futbollistët më të talentuar. Nuk e di nëse do firmosë për Realin por e di që ai dëshiron shumë të vijë këtu.” – ka thënë Courtois.