Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori Sejko: Tensionet politike kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për shtyp deklaroi se tensionet politike në vend kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik.

Sejko tha se inflacioni ka pësuar rënie gjatë 2 mujorit të parë, gjë që do ndiqet për 6 muajt e ardhshëm, ndërkohë që theksoi se BSH nuk ka mundur të përmbushë objektivin për vitin 2019.

“Inflacioni pësoi rënie gjatë 2 mujorit të parë të viti 2019. Sipas vlerësimeve ky efekt do të reflektojë gjatë 6 mujorit të parë dhe do të ndryshojë gjatë tremujorit të fundit. Sipas të dhënave ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar gjatë 2-3 mujorë të fundit.

Normat e interesit shfaqen pranë minimumeve historike. Po ashtu këmbimi valutor shfaqet relativisht i qëndrueshëm.

Trendi i vazhdueshëm rënies së kredive të këqija tregojnë se ekonomia është rritur dukshëm. Eksportet kanë shënuar ulje në vitin 2019 dhe gjithashtu ka rritje të punësimit të pagave”- tha Sejko, ndërkohë që teksa u pyet nga gazetarët, guvernatori i BSH-së theksoi se çdo tension politik ka efektet e tij në ekonomi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *