Një i ri është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij i është kapur një armë zjarri pa leje dhe drogë.
Në pranga ka rënë 22-vjeçari me iniciale M.G., banues në Fier.
Njoftimi i policisë
Qarkullon me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjendet dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. G., 22 vjeç, banues në Fier.
Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G. Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit M. G., i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.