Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama dështoi në gjithçka, asnj hap pas deri në largimin e tij


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, është ndalur në gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojnë shqiptarët.

Kryemadhi tha se sot ndërkombëtarët flasin për kullat e larta dhe luksoze në Tiranë, kulla të cila janë ndërtuar me paratë e drogës dhe krimit nga Edi Rama.

Kryemadhi tha se kjo është politikë, por ajo theksoi se politika më e madhe është pamundësia e shqiptarëve për të përballuar çmimet e larta për familjet e tyre.

“Dëgjojmë ndërkombëtarët se si flasin për kulla të larta, të shtrenjtë të cilat nuk janë bërë me taksat e bizneseve shqiptare, por janë bërë me paratë e drogë dhe me paratë e krimit. Themelet e këtyre kullave të shumta, që ka ngritur Edi Rama në Tiranë janë paratë e drogës që mbolli në 2015-ën dhe i shiti në 2016.

Janë paratë e drogës që përdori për të blerë votat me krimin e organizuar në 2017. Politika më e madhe sot është ajo që duhet të bëjmë të gjithë së bashku për të krijuar vende të reja pune, për tu dhënë mundësi shqiptarëve që të kenë mundësi për të punuar dhe për të jetuar në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi më tej se çdo fjalë e ish-deputetëve të opozitës është e tepërt përballë varfërisë dhe mungesës së drejtësisë që ka instaluar kapja e shtetit.

“Çdo fjalë e jonë sot këtu është e tepërt. Është e tepërt përballë gjithë asaj varfërie që ka instaluar kapja e shtetit, është e tepërt përballë torturave të tmerrshme që po vuajnë shqiptarët përballë taksave të larta që ka vendosur Rilindja.

Fjalët tona janë të tepërta përballë çdo problemi që secili nga ju që është sot në shesh ka në familjen e tij. Sot jam e bindur që asnjëri prej jush këtu nuk ka pasur asnjëherë të vetme që ju keni dhe që keni trokitur në dyert e shtetit të kapur të Edi Ramës.” – shtoi Krymadhi.

Në fund kryetarja e LSI-së, tha se Rama ka dështuar me qeverinë e tij duke rritur taksat e çmimet e duke detyruar shqiptarët që të marrin valixhet e të largohen nga vendi.

“Ky ka krijuar probleme pafundësisht, sepse dështoi si qeveri, dështoi me 300 mijë vendet e reja të punës. Të gjithë e kemi dëgjuar që premtonte 300 mijë vende pune, nuk hapi 300 mijë vende pune, por largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria.

Sot ne mbajmë vendin e parë për azilkërkues, sepse të gjithë duan të ngrejnë plaçkat dhe të largohen nga Shqipëria. Ajo që duhet të bëjmë ne sot të gjithë së bashku është mundësitë që sot duhet tu japim të gjithëve për të pasur shtëpitë e tyre, për të pasur punën e tyre, për të pasur arsim të garantuar për fëmijët, për të pasur shëndetësi të barabartë për të gjithë, për të pasur drejtësi të barabartë për shqiptarët, sepse në fund të fundit 30 vjet më parë kur studentët e dhjetorit u ngritën, u ngritën për të pasur një shtet të barabartë, për të pasur demokraci, për të pasur barazi dhe ekonomi dhe për të pasur dhe lëvizjen e lirë.” – mbylli Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *