Vendosni fjalën kyçe....

“La Bicicleta” plagjiaturë? Shakira paraqitet e qeshur në gjykatë


“La Bicicleta”, një ndër këngët më të pëlqyera të Shakirës që i dha asaj dy nga tri çmimet më të mëdha “Grammy Latino” për 2016-ën, akuzohet për plagjiaturë.

Shakira dhe Carlos Vives janë paraqitur të mërkurën në një gjykatë në Madrid për t’u përballur me akuzat e një këngëtari dhe producenti nga Kuba, për plagjiaturë.

“The Guardian” shkruan se Shakira u shfaq në gjykatë e qeshur por nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Sipas gazetës, Shakira dhe Vives i hodhën poshtë pretendimet e këndëtarit nga Kuba Livan Rafael Castellanos, i cili thotë se “La Bicicleta”, përmban tekst, ritëm dhe melodi të ngjashme me ato të këngës së tij të vitit 1997, “Yo te quiero tanto”.

Këngëtarja kolumbiane para gjykatës se kënga e Castellanos nuk ka lidhje me këngën e saj.

” Nuk është fare si ‘La Bicicleta’, melodia është ndryshe, muzika është ndryshme dhe përmbajtja është e ndryshme. Kënga ime flet për atdheun tim, nderim për atdheun tim Barranquilla, Kolumbinë, jo Kubën.”, tha Shakira në gjykatë.

Vives  tha para gjykatës së nuk e njihte këngën dhe as Castellanon. Me këngën “La Bicicleta”, shakira  fitoi dy nga tri çmimet më të mëdha “Grammy Latino” për 2016, duke përfshirë “Song and Record of the year”.

Në këngën Shakira dhe Vives këndojnë “que te sueño y que te quiero tanto”, ndërsa Livam thotë “yo te quiero, yo te quiero tanto”. Vargje të cilat ngjajnë me njëra tjetrën.

Por Shakira tha se La Bicicleta është një këngë popullore e cila i  dedikohet Kolumbisë, ndërsa kënga e Castellanos është një “salsa domenikane” e cila “përpiqet të jetë një këngë popullore” por që sipas saj është “një rrëmujë”.

https://www.theguardian.com/music/2019/mar/27/shakira-carlos-vives-la-bicicleta-court-livan-rafael-castellanos


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *